Në konferencën e qeverisë Rama, Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë
Kryeministri Edi Rama ka reguar sot lidhur me konferencën e djeshme me ministret, ku në hartën e paraqitur shihej Kosova si pjesë e Serbisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online".
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë një reagim lidhur me raportimet e sotme në media për hartën që shfaqte Kosovën si pjesë të Serbisë e që u përdor në një prezantim të organizuar nga ministria e Turizmit të Shqipërisë.
Rama ka shkruar se prezantimi është bërë nga një kompani spanjolle, dhe se Spanja e ka ashtu hartën e Ballkanit.
Rama shprehet se sipas tij kombin shqiptar nuk e gjeti asgjë e keqe se në 1 minutë u shfaq një hartë ku Kosova ishte territor i serbisë.
Sipas Kryeministrit, Spanja nuk e njeh Kosovën dhe sipas tij ashtu e ka hartën e rajonit.
“Kinse patriotët kanë gjetur punë sot duke u marrë me një hartë të prezantimit të presidentit të gjigandit spanjoll Melia Group në konventën e turizmit, ku mungonte Kosova! Dihet që Spanja ashtu e ka hartën e rajonit po asgjë e keqe s’i erdhi kombit nga dalja 1 minutë e asaj harte! Shqipëria s’është Irani ku të ftuarve në konferenca ndërkombëtare u kontrollohen prezantimet dhe as konventa s’ishte sheshbeteja diplomatike për njohjen e Kosovës nga Spanja! E keqja kombit tonë i vjen bash nga ata që merren tërë ditën me kësi luftrash pa lidhje mes shqiptarësh!“, shkroi Rama.
(Kosova Sot Online)