
Kosova dhe Kroacia dakordohen të bashkëpunojnë në këtë fushë

Agjencionin për Produkte dhe Paisje Medicinale të Kroacisë, e ka vizituar sot kryeshefi i Agjencisë së Kosoves për Produkte dhe Paisje Medicinale, Sejdë Tola, ku është pritur nga kryeshefi Sinisha Tomiç, transmeton gazeta “Kosova Sot Online".
Në njoftim thuhet se gjatë vizitës palët u dakorduan që të intensifikohet bashkëpunimi në fushën e produkteve dhe paisjeve medicinale duke shkëmbyer informacione mbi autorizim marketingun, kontrollin e cilësisë, farmakovigjilencën e pajisjet medicinalet.
“Poashtu Agjencitë e te dyja vendeve u dakorduan që të bashkëpunojnë ngushtë lidhur me iniciativat e reja legjislative duke shkëmbyer përvojat praktike në funksion të përafrimit të legjislacionit primar dhe sekondar lidhur me produktet dhe pajisjet medicinale. Ekspertët e dy Agjencive do të shkëmbejnë poashtu përvojat e tyre për çështjet që janë në interes të përbashkët, duke identifikuar problemet dhe ofruar mbështetje reciproke për zgjidhjen e tyre”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)