I riu shqiptari dënohet me 16 muaj burg

  • A.P /
  • 05 April 2023 - 20:15
I riu shqiptari dënohet me 16 muaj burg

Një 22-vjeçar shqiptar është dënuar me 16 muaj burg në Britani, pasi është kapur në një ‘fermë’ kanabisi.

“Jam i lumtur që u arrestova. Puna këtu është e mjerueshme”, ka deklaruar Erald Abmetaj pasi u ndalua nga policia britanike.

Mediat e huaja shkruajnë se Abmetaj është arrestuar më 12 dhjetor të vitit të kaluar dhe u gjet në një ‘shtëpi’ bari. Gjatë kontrollit fizik në ambient, policia gjeti dhe sekuestroi 481 bimë kanabisi.

(Kosova Sot Online)