Ja se si do të jetë moti sot në Kosovë

  • E.K /
  • 06 April 2023 - 08:18
Ja se si do të jetë moti sot në Kosovë

Sot në Kosovë do të mbaj mot i vranët dhe me interval të diellit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në vlerat e temperaturave maksimale parashihen rritje të lehta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4 deri në 6 gradë Celsius.

Gjatë ditës do të ketë erëra mesatare deri të forta, ndërsa drejtimi do të jetë nga verilindja dhe juglindja, njofton IHMK.

(Kosova Sot Online)