Pësoi arrest kardiak teksa u hodh me parashutë në Himarë, rrëzohet dhe vdes 70 vjeçari

  • E.K /
  • 06 April 2023 - 09:24
Pësoi arrest kardiak teksa u hodh me parashutë në Himarë, rrëzohet dhe  vdes 70 vjeçari

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur në Himarë, shkruan “Kosova Sot Online”.

Një turist çek rreth 70 vjeç, pas hedhjes me parashutë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi parashutën, për shkak të arrestit kardiak, dhe ka rënë në vendin e quajtur “Përroi i Palasës”, ku si pasojë ka vdekur.

Rasi lidhur me këtë ngjarje është duke u hetuar.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 15:00, shtetasi çek P. S., rreth 70 vjeç, pas hedhjes me parashutë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi parashutën, për shkak të arrestit kardiak, dhe ka rënë në vendin e quajtur “Përroi i Palasës”, ku si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)