Aksion kundër bixhozit në Prishtinë e Pejë, arrestohen 10 persona

  • E.K /
  • 06 April 2023 - 09:47
Aksion kundër bixhozit në Prishtinë e Pejë, arrestohen 10 persona

Një operacion policor është realizuar në Prishtinë e Pejë, ku ka rezultuar me kontrollimin e 12 lokacioneve dhe arrestimin e 10 të dyshuarve për përfshirje në veprat penale ‘krim i organizuar’, ‘organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar:

Para të gatshme – 4,423.00 euro.

Aparatet e lojërave të fatit – 2 copë

Telefona mobilë – 25 copë

Kompjuterë laptop – 2 copë

DVR – 2 copë si dhe

Njoftimi i plotë i policisë:

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, në kuadër të Policisë së Kosovës, me autorizim të Prokurorit të Shtetit – Prokuroria Speciale e Kosovës dhe në mbështetje të njësive të specializuara policore (NJRSH, njësitë e Krim teknikës) ka zbatuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti Special, për arrestimin e personave të dyshuar dhe kontrollin e disa lokacioneve, për shkak të dyshimit se personat e dyshuar kanë qenë të përfshirë në veprat penale ‘krim i organizuar’, ‘organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Operacioni policor është realizuar në dy rajone të Republikës së Kosovës (Prishtinë dhe Pejë).

Ky operacion policor është zhvilluar pas hetimeve disa mujore, ku personat e dyshuar në bashkëveprim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kryer veprat penale të lartcekura për një periudhë të gjatë kohore.

Gjatë operacionit janë kontrolluar dymbëdhjetë (12) lokacione (vendbanime dhe lokale), janë ndaluar dhjetë (10) persona me aktvendim mbi ndalimin si dhe janë intervistuar edhe pesëmbëdhjetë (15) persona të tjerë në cilësinë e të dyshuarve të cilët lirohen në procedurë të rregullt, të njëjtit janë hasur duke mundësuar zhvillimin e lojërave të bixhozit online.

Gjatë kontrollit edhe gjashtë (6) të dyshuar tjerë nuk janë hasur në lokacionet e tyre, andaj të njëjtit mbeten në kërkim policor.

Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar:

Para të gatshme – 4,423.00 euro.

Aparatet e lojërave të fatit – 2 copë

Telefona mobilë – 25 copë

Kompjuterë laptop – 2 copë

DVR – 2 copë si dhe

Materiale/dokumente relevante për rastin.

Me urdhër të prokurorit kompetent 10 të dyshuarit e arrestuar dërgohen në mbajtje për 48 orë.

(Kosova Sot Online)