Rama akuzon Hekuran Muratin: Po na i bllokon 28.8 milionë euro, do i drejtohemi Kushtetueses

  • E.K /
  • 06 April 2023 - 11:03
Rama akuzon Hekuran Muratin: Po na i bllokon 28.8 milionë euro, do i drejtohemi Kushtetueses

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se Ministria e Financave po bllokon bartjen e të hyrave vetanake të komunave nga vitet paraprake, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rama ka treguar see janë 28.8 milionë euro të parapara për 172 projekte kapitale të Kryeqytetit për këtë vit të cilat Qeveria po ua bllokon.

Ai ka kërkuar nga Ministri i Financave, Hekuran Murati, që të bëjë bartjen e të hyrave vetanake të Prishtinës dhe të komunave, ose do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

“Nëse këto mjete nuk barten menjëherë, do të konsiderojmë se ky është një veprim i qëllimshëm i Qeverisë për të bllokuar zhvillimin e Kryeqytetit. Prandaj, si palë e autorizuar, ne do të detyrohemi t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve të Prishtinës”, ka shkruar Rama.

(Kosova Sot Online)