‘Humbje e paralajmëruar në arbitrazh’, Vasili: Edi Rama është njoftuar mbi këtë ‘tërmet financiar’

  • E.K /
  • 06 April 2023 - 11:07
‘Humbje e paralajmëruar në arbitrazh’, Vasili: Edi Rama është njoftuar mbi këtë ‘tërmet financiar’

I ftuar në emisionin “Këndi i Pano Sakos” në Syri Tv ishte Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili.

Vasili është shprehur se vite më parë, si Ministër i Drejtësisë e ka njoftuar Ramën mbi dëmin e llogaritur mbi arbitrazhin e mundshëm, i cili shkonte mbi 2 miliard euro.

“Unë si Ministër i Drejtësisë e kam njoftuar Ramën,  me një shkresë zyrtare, ku e kam njoftuar se sipas materialit të avokaturës së shtetit, dëmi shkonte deri në 2 miliard euro.Për këtë kam njoftuar dhe kryetarin  e parlamentit dhe presidentin.

I vetmi që nuk reagoi dhe nuk ndërmori asnjë veprim ishte, Edi Rama. Pas kësaj i jam drejtuar me një shkresë, ku i kam kërkuar marrjen e masave të menjëhershme për të parandaluar çdo dëm të mundshëm ndaj interesave pasurore të vendit.

Kjo është një humbje e paralajmëruar, pasi në atë kohë indicet ishin të qarta. Pasi e parapriu vendimin në arbitrazh dhe një gjykim në Strasburg, ku u pranua që ka pasur një presion të fortë ndaj Becchettit.

Sot, Edi Rama duhet të ishte nën një përgjegjësi penale, pasi ka sjellë një dëm të jashtëzakonshëm", u shpreh Vasili.

(Kosova Sot Online)