Vajza e Gani Gecit për Thaçin, "Hashim Haxhi ‘Polari’ prej Broje"

  • E.K /
  • 06 April 2023 - 11:30
 Vajza e Gani Gecit për Thaçin,

Deputetja e LDK-së, Marigonë Geci, ka folur në Kuvend për të ashtuquajturën “Komunikatën nr. 59” të UÇK-së, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ajo gjatë fjalës së saj tha se ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka tentuar ta shkatërrojë familjen e saj.

Geci tha se familjen dhe babanë e saj nuk ka arritur shkatërrojë as pushteti serb i Slobodan Millosheviqit, e jo siç shprehet ajo “Hashim Haxhi ‘Polari’ prej Broje”.

“Mbajeni në mend të gjithë ju se familjen time dhe babain tim nuk ka mundur ta shkatërrojë UDB-ja [shërbimi sekret serb] e Millosheviqit, e jo më Hashim Haxhi ‘Polari’ prej Broje”, ka thënë Geci.

Kurse, Kjonjufca i ka thënë Gecit që të ketë kujdes me fjalorin e saj.

“Kujdes fjalorin parlamentar të nderuar deputetë, kur t’iu referoheni figurave publike”, ka thënë Konjufca, pas fjalës së deputetes së LDK-së.

(Kosova Sot Online)