Zgjedhjet në Veri, Kurti: Kushdo që dëshiron ta vijon ta cenojë këtë të drejtë themelore të pres forcën e ligjit

  • E.K /
  • 06 April 2023 - 12:37
Zgjedhjet në Veri, Kurti: Kushdo që dëshiron ta vijon ta cenojë këtë të drejtë themelore të pres forcën e ligjit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria është në shërbim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mbajtjen e zgjedhjeve në komunat veriore – duke i paralajmëruar penguesit potencialë të këtyre zgjedhjeve se do të përballen me forcën e ligjit, përcjell “Kosova Sot Online”.

”Qeveria e Kosovës në procese zgjedhore është në shërbim të Komisionit Qendror Zgjedhor dhe ne kësisoj i përgjigjemi kërkesave të tyre. Kësisoj konform obligimeve kemi ndërmarrë veprimet e duhura në mbështetje të KQZ-së, kemi vënë në funksion mekanizmat institucionalë dhe burimet e nevojshme për përgatitjen për mbajtjen e zgjedhjeve në Veri të vendit”, ka thënë Kurti.

“E gjejë rastin të theksoj se pluralizimi politik dhe e drejta e votimit lirishëm te komuniteti serb janë të domosdoshme. Kushdo që dëshiron ta vijon ta cenojë këtë të drejtë themelore nuk ka çfarë të pres tjetër pos përgjigjen e institucioneve tona me forcën e ligjit”, ka thënë Kurti.

(Kosova Sot Online)