Vodhi para në bankën ku punonte, arrestohet 37-vjeçarja

  • E.K /
  • 06 April 2023 - 12:50
Vodhi para në bankën ku punonte, arrestohet 37-vjeçarja

Një 37-vjeçare është arrestuar në Durrës, pasi dyshohet se vodhi para në bankën ku punonte, shkruan “Kosova Sot Online”.

37-vjeçarja ishte shpallur në kërkim nga policia për vjedhje, duke shpërdoruar duke detyrën.

E arrestuara dyshohet se se u ka vjedhur shuma të ndryshme parash, klientëve të këtij subjekti.

Njoftimi i Policisë

Strukturat hetimore të DVP Durrës ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim B. B., 37 vjeçe, banuese në Durrës, të cilës Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, pasi dyshohet se në subjektin privat (bankë) ku kjo shtetase punonte, u ka vjedhur shuma të ndryshme parash, klientëve të këtij subjekti.

(Kosova Sot Online)