
Ngjarje e rëndë: Burri ushtroi dhunë ndaj gruas së tij, ajo hidhet nga dritarja

Një 35-vjeçar në Blash ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila më pas është hedhur nga dritarja e banesës, shkruan “Kosova Sot Online”.
Sipas policisë gruaja është dërguar në spitalin psikiatrik, pasi dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin G. Q., 35 vjeç, banues në Belsh, Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila më pas është hedhur nga dritarja e banesës.
Kjo shtetase është dërguar në spitalin psikiatrik, pasi dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.
(Kosova Sot Online)