Vuçiq pret nesër në takim përfaqësuesit e Listës Serbe

  • E.K /
  • 06 April 2023 - 15:32
Vuçiq pret nesër në takim përfaqësuesit e Listës Serbe

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, pritet që nesër në Beograd të takohet me përfaqësuesit e Listës Serbe, përcjell “Kosova Sot Online”.

Takimi pritet që të fillojë në orën 13:00 në pallatin presidencial.

Arsyet e takimit nuk janë bërë të ditura dhe nuk dihet se kush do të përfaqësojë Listën Serbe në ketë takim.

(Kosova Sot Online)