Policia e gjobit shoferin: Po ngiste traktorin në autostradë

  • A.P /
  • 06 April 2023 - 16:18
Policia e gjobit shoferin: Po ngiste traktorin në autostradë

Një person që po ngiste traktorin në autostradë, sot është ndaluar, transmeton gazeta “Kosova Sot  Online".

Ndaj tij është shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje në trafik dhe gjithashtu nën përcjelljen e policisë është larguar nga trafiku.

“Njësia për Përcjellje në kuadër të Divizionit të Trafikut gjatë punës në teren ka hasur në autostradë duke qarkulluar një mjet motorik (traktor) i cili sipas ligjit për rregullat e trafikut rrugor e ka të ndaluar lëvizjen në autostradë, shoferit të traktorit i është shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje në trafik dhe gjithashtu nën përcjelljen e policisë është larguar nga trafiku.”

(Kosova Sot Online)