Ja kush i thotë Vuçiqit : Jemi vëllezër nga koha e Titos

  • A.P /
  • 06 April 2023 - 16:29
Ja kush i thotë Vuçiqit : Jemi vëllezër nga koha e Titos

Presidenti i Guinea-Bissau Umaro Sissoko Embalo, në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka përmendur vazhdimisht traditën e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve që nga koha e Titos duke shtuar se delegacioni i këtij vendi është shumë i lumtur që ndodhet në një vend vëllazëror, duke iu drejtuar presidentit serb si “vëlla Vuçiq”.

Përpara konferencës së përbashkët për shtyp, përfaqësuesit e dy vendeve nënshkruan një memorandum për krijimin e një mekanizmi të përhershëm konsultativ diplomatik.Në konferencën e përbashkët, pas bisedimeve të dy liderëve në mënyrë private dhe takimit plenar të delegacioneve të dy vendeve, të dy presidentët thanë se do të punojnë për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore.

Sissoko Embalo tha se nënshkrimi i dy marrëveshjeve pasqyron vazhdimësinë e marrëdhënieve tradicionale ndërmjet Serbisë dhe Guinea-Bissau.

“Kemi pasur marrëdhënie miqësore tradicionalisht që nga koha e Marshallit Tito, një prej themeluesve të Lëvizjes së të Painkuadruarve. Gjatë luftës për çlirim kemi pasur përkrahje të madhe nga vëllezërit tanë nga ish-Jugosllavia. Serbia është një vend vëllazëror për ne dhe ne do të vazhdojmë të zhvillojmë marrëdhëniet që kanë ekzistuar për një kohë të gjatë”, tha Sisoko Embalo.

Ai ftoi Vuçiqi për të vizituar Guinea-Bissau, të cilën presidenti i Serbisë e pranoi duke thënë se “me kënaqësi do t’i përgjigjet ftesës për ta vizituar atë vend afrikan në tetor ose nëntor”.

Vuçiq tha se sot është pajtuar me Sissok Embalo që të rritet numri i studentëve nga Guinea-Bissau, studimet e të cilëve në Beograd do të financohen nga Serbia, si dhe bashkëpunimi në luftën kundër terrorizmit.

“Kemi biseduar për bujqësinë, kemi shkëmbyer mendime për situatën gjeopolitike dhe për Ukrainën, ku pikëpamjet tona kanë shumë të përbashkëta”, tha Vuçiq, transmeton gazeta “Kosova Sot  Online".

Ai shtoi se i kërkoi presidentit të Guinea-Bissau, i cili aktualisht kryeson aleancën rajonale ECOWAS, të sigurojë mbështetje për Serbinë nga 15 vendet e Afrikës Perëndimore që përbëjnë grupin për Expo 2027.

Vuçiq iu referua faktit se Serbia ka vetëm 12 ambasada funksionale në kontinentin afrikan dhe theksoi se do të rinovojë politikën e saj dhe do të rrisë praninë e saj.

“Sidoqoftë, një bisedë e shkëlqyer dhe e mira e ketij takimi është se ne po shkojmë drejt afrimit të vendeve dhe popujve tanë”, tha presidenti Vuçiq dhe kërkoi nga presidenti Embalo që të vizitoj më shpesh në Serbi.


(Kosova Sot Online)