Peci: Këndellja e ministrisë nuk ka qenë e lehtë

  • A.P /
  • 06 April 2023 - 19:22
Peci: Këndellja e ministrisë nuk ka qenë e lehtë

Për punën dy vjeçare të Qeverisë Kurti në dikasterin që e ai e drejton, ka folur ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, transmeton gazeta “Kosova Sot  Online".

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ai tha se nuk ka qenë e lehtë aspak që të përmirësojë situatën kur e mori drejtimin e ministrisë, që sipas tij, nuk ishte e mirë aspak.

“Instaluam meritokraci në ministri, paratë e taksapaguesve tashmë shkojnë tek fermerët e vërtetë edhe real. Për herë të parë programi vjetor i pagesave direkte u realizua në afat rekord brenda vitit, në kohën e krizave rritëm sipërfaqet e mbjella dhe rendimentin”.

“Këndellja e ministrisë nuk ka qenë e lehtë, kur e mora unë ministrinë ishte e zhytur në korrupsion dhe borxhe, mungonte vizioni, strategjia e lidershipi i qartë”, ka thënë Peci

(Kosova Sot Online)