Disa persona në këtë vend të Kosovës kërkojnë 'qyp me lira'

  • A.P /
  • 06 April 2023 - 22:06
Disa persona në këtë vend të Kosovës kërkojnë 'qyp me lira'

Raportohet se në një tokë në Maqitevë të Suharekës dikush gërmoi pasi që në të besohet se ka edhe diçka më të vlefshme.

Pronarja e kësaj toke tha se në të ka pasur më parë varreza ilire, por që nuk ka thesar

Menjëherë në vendin e ngjarjes dolën edhe organet e rendit të cilët nuk arritën ta kapin asnjë person, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Por, sipas tyre, një veprim i ngjashëm ndodhi edhe në shtator të vitit të kaluar, ku për ketë veprim arritën të arrestojnë një person.

Rasti me urdhër të prokurorit u cilësua “Dëmtim i varrezave apo kufomave”.

 


(Kosova Sot Online)