Konfiskohen 47 mijë euro të falsifikuara dhe 5 kg marihuanë, Policia arreston 3 persona

  • E.K /
  • 07 April 2023 - 08:08
Konfiskohen 47 mijë euro të falsifikuara dhe 5 kg marihuanë, Policia arreston 3 persona

Policia e Kosovës, në dy raste arrestuar tre të dyshuar, për “falsifikim parash” dhe “blerje, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas njoftimit të policisë, në rastin e falsifikimit të parave është arrestuar e dyshuara N.B., dhe janë sekuestruar 470 mijë euro.

Kurse, në rastin e dytë, Policia ka arrestuar dy të dyshuar, shtetas shqiptarë pasi që gjatë kontrollit gjeti 5 kg substancë e dyshuar të jetë marihuanë.

(Kosova Sot Online)