Debati në Kuvendin e Kosovës vazhdon sot për punën dyvjeçare të Qeverisë

  • E.K /
  • 07 April 2023 - 08:22
Debati në Kuvendin e Kosovës vazhdon sot për punën dyvjeçare të Qeverisë

Kuvendi Kosovës sot do të vazhdojë punimet e ndërprera gjatë ditës së djeshme, ku do të diskutohet për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Dje pozita lavdëroi qeverinë e Kosovës, për punën që është bërë Brenda katyre dy vite, ndërsa opozita kritikoi qeverinë për mos arritje të objektivave.

Puna dy vjeçare e qeverisë e Kosovës, është prezantuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrat e tij. Po ashtu në rend dite sot janë edhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Agjencinë e Kosovës për Akreditim, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për sanksionet e shёnjestruara kundër shkelësve të huaj të drejtave të njeriut, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për energjinë, shqyrtimi i parë i Projektligjit për pensionet e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës dhe punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore, shqyrtimi i parë i Projektligjit për çmimin e produkteve medicinale, shqyrtimi i rekomandimit lidhur me auditimin e procesit të shitjeve me negocim direkt në Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

(Kosova Sot Online)