Muja: Serbia ishte më demokratike se Kosova në kohën e Gjingjiqit dhe Tadiqit

  • E.K /
  • 07 April 2023 - 08:33
Muja: Serbia ishte më demokratike se Kosova në kohën e Gjingjiqit dhe Tadiqit

Deputeti i VV-së, Armend Muja, ka thënë se se Serbia ka qenë më demoraktike në kohën e Gjingjiqit dhe Tadiqit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gazetari e pyeti se “Kur ka qenë Mali i Zi, Shqipëria dhe Serbia më demokratik se Kosova?”

Muja këto pohime u mundua t’i bazojë në raportin e Freedom House tregon ku sipas tij, aty thuhet se Kosova është një shoqëri dhe shtet që po bën hapa të shpejtë drejt progresit demokratik.

“Unë po të them që këtë vit Freedom House në raport thotë një shoqëri, një shtet që është duke bërë hapa të shpejtë drejt progresit demokratik është Kosova” – deklaroi Muja.

“Në kohën e Gjingjiqit, Serbia në fillimet e saj të demokratizimit në kohën e Gjingjiqit dhe Tadiqit ka qenë më demokratike se sa në kohën e Vuçiqit.” – deklaroi Muja.

(Kosova Sot Online)