Berisha: Mos harroni se 14 Maji shënon edhe ortekun e rrëzimit përfundimtar të Ramës!

  • E.K /
  • 07 April 2023 - 09:04
Berisha: Mos harroni se 14 Maji shënon edhe ortekun e rrëzimit përfundimtar të Ramës!

Fjala e plotë e Kryetarit të PD, Sali Berisha gjatë prezantimit të kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në Kukës, Admir Sinamati,

Të dashur qytetare dhe qytetarë të Kukësit, demokrate e demokratë kuksiane e kuksianë, mirënjohjen më të pakufishme për këtë pritje të jashtëzakonshme, për mbështetjen tuaj.

Përshëndetjet më të përzemërta për kuksianet e kuksianët kudo që janë sonte në Kukës në këtë trevë, në Shqipëri dhe diasporë.

Përulem me nderimin më të madh, me mirënjohjen më të thellë për këtë mbështetje tuajën, përulem me nderimin më të madh për virtytin tuaj, shpirtin tuaj liridashës, mbështetjen që i keni dhënë në të gjitha kohërat, Shqipërisë dhe kombit shqiptar, rroftë Kukësi.
I dashur zoti drejtues politik i PD-së për qarkun e Kukësit, Isuf Çela. E dashur kryetare në detyre, zonja Elezi.
I dashur zoti Admir Sinamati, kryetari ynë i ardhshëm i bashkisë. Të nderuar personalitete të nderuara të Kukësit dhe miq të mi, zoti Hoxha, zoti Sula, zoti Muja, zoti Zeneli.

Të dashur kandidatë për kryetarë bashkie, kryetarë të ardhshëm të bashkisë Peshkopisë, zoti Ismail Uka, të Hasit, Miftar Dauti, të Tropojës Besnik Dusha, Kamzës, Arjan Hoxha.
Ky entuziazëm i juaji shënon, shënon, apo paraqet mesazhin më të fuqishëm që ju përcillni në të 4-anët e Kukësit dhe të Shqipërisë, mesazhin e fitores me 14 maj, mesazhin e triumfit të triumfit të lirisë, mesazhin e rikthimit të pluralizmit, mesazhin e firmosjes drejt të ardhmes, rrofshi ju, rroftë Kukësi.
Ky entuziazëm, ky shpërthim energjie po dridh nga themelet, pallatet e krimit, pallatet e pushtetit të krimit, 14 maji është dita e juaj, është e lirisë, është dita e fitores. Ata që u përpoqën, ata që u përpoqën të ju përjashtojnë ju nga zgjedhjet, ata do të marrin ndëshkimin e lirisë, ata do të marrin turpin e historisë. Asgjë nuk na mposhtë ne, ne jemi këtu sepse idealet tona janë të pamposhtura, sepse idealet e lirisë nuk mposhten kurrë.

Sa herë menduan se na përcollën, gabuan rëndë, në çdo rast u rikthyem më të fuqishëm se kurrë më parë.

Admir Sinamati me një grup shokësh në 1997, nisi betejën në grevën e urisë, qëndruan, i mposhtëm me votën e lirë, fituam, qëndruam tani, do ti mposhtim, do të fitojmë.
Kam ardhur shpesh tek ju, por kësaj here vij tek ju më krenar se kurrë, sepse paraqes para jush kandidatin për kryetarin për bashkinë e Kukësit, jo të propozuar nga Sali Berisha, jo të propozuar nga kryesia e partisë, por të propozuar nga demokratët dhe demokratet e Kukësit me votën e tyre të lirë.
Miqtë e mi!

Ata që jetuan në diktaturë, ata e dinë mirë se liria po të kishte një emër të dytë do të quhej dinjitet, se dinjiteti është thelbi i lirisë. Me Admir Sinamatin, ne kemi respektuar dinjitetin tuaj, lirinë tuaj. Me Ismail Ukën, me Myftar Dautin, me Besnik Dushën, me Arjan Hoxhën me të gjithë kandidatët tanë në të gjithë Shqipërinë.

Krahasoni ata, krahasoni këta me kanditatët me shumë emra.

Tani që po vija tek ju, përtej tunelit në Fanë, takova një grup mirditorësh të cilët kishin takim elektoral me Albert Melyshin, kandidatin tonë. Një çift nga Kosova u ndal dhe kërkoi të bënim një fotografi, më falënderuan për rrugën; u thashë falënderoni edhe këta burra që janë këtu me mua. Dhe u rikujtova se si Edi Rama, i nisi deputetët me jorganë e batanije, e jastëkë, për të shpallur grevë urie në tunel, por ata i përzunë, i përzunë, shkoni i thanë se nuk jeni shqiptarë ju që doni të bllokoni ndërtimin e tunelit.
Sot kudo ka një atmosferë të jashtëzakonshme, sot kudo demokratët dhe mbështetësit e tyre janë në këmbë, sot epërsia morale është me besimtarët e Zotit, besimtarët e lirisë.

Ndaj dhe ju ftoj ju me 14 maj, ftoj çdo qytetare dhe qytetar i këtij rrethi, ftoj emigrantët tanë nga ky qark, kudo që janë, nga Shqipëria kudo që janë, të vijnë në 14 maj dhe të firmosin fitoren, të firmosin ndryshimin. Ftoj çdo socialist, çdo paparti të bashkohet me ne në këtë betejë.

Falënderoj para jush, Arif Rexhmatin, demokratët të tjerë të cilët refuzuan, dhe i dhanë mbështetjen dhe do i japin mbështetje kandidatit të primareve, liria na bashkon, liria na bashkon, liria na bashkon.

Miqtë e mi!

Ne me primaret vendosëm standardin më të mirë që ekziston në vendet më të lira. Ju garantoj se në të ardhmen, ky standard do të përsoset, do të përmirësohet dhe do të jeni ju dhe vetëm ju ata që do të zgjidhni përfaqësuesit tuaj.

Admiri kam bindjen më të madhe, se me virtytet e tij, me dashurinë e tij për Kukësin, për bashkëqytetarët e tij, me ndershmërinë, guximin, me transparencën, do të kthej me shërbime ndaj jush, do të kthej në ndryshim të madh ndaj Kukësit, çdo qindarkë të taksave tuaja, çdo burim tjetër të ardhurash për këtë qark.

Por mos harroni se 14 maji shënon njëkohësisht ortekun e rrëzimit përfundimtar të Edi Ramës. Misioni ynë nuk ndalet më. Me 14 maj ne rikthejmë pluralizmin, ne largojmë Edi Ramën nga pushteti dhe përfaqësuesit e tij. Por marshi ynë nuk ndalet kurrë gjer në përmbysjen e tij në Tiranë, aty ku është.
Kukësi, Shqipëria, shqiptarët e dinë më mirë se kushdo tjetër se, çfarë drame, se çfarë fatkeqësie është monizmi. Monizmi i parë stalinist shkatërroi Shqipërinë më shumë se çdo pushtim i huaj në të gjitha kohërat. Monizmi i dytë i Edi Ramës, bazohet në vjedhjen tuaj, në varfërimin tuaj, bazohet në dëbimin e shqiptarëve nga Shqipëria, bazohet në krimin, drogën dhe është për tu përmbysur, përbën formën më të keqe të monizmit të kohërave.

Ky monizëm, përzë shqiptarët, përzë kuksianët, hasjanët, tropojasit, dibranët, të gjithë shqiptarët në mënyrë të pamëshirë nga trojet e tyre. Ky monizëm, këto troje të bekuara, ky truall i bekuar me pasuri përrallore, e ka shndërruar në një tokë të mallkuar për bijtë e saj. Po pse si ndodh, çfarë ndodh kështu? Sepse buxheti, të ardhurat që krijohen në këtë vend, të ardhurat që ju paguani, taksat që ju paguani, të gjitha shndërrohen, shndërrohen në depozita bankare të fshehta të qeveritarëve të Edi Ramës me kompani.
Në vitin 2014, OSBE do të ishte e para në raport që do të denonconte Edi Ramën si njeriu që ka 200 mln euro, të fshehura, të vjedhura, dhe tani, si kryeministër ka vendosur mbi ju, mbi qytetarët shqiptarë, sistemin më të pamëshirë të vjedhjes së taksave, të të ardhurave, të pasurive publike.

Të ndalemi pak. Ju jeni dëshmitarë se nga 2005-2013, rrogat u dyfishuan, pensionet u dyfishuan. U ndërtuan 11 mijë kilometra rrugë, ndër të cilat Rruga e Kombit, u ndërtuan 1300 shkolla, Shqipëria erdhi në moshën digjitale. Të gjitha këto u arritën duke rritur borxhin, nga 58.2 % të prodhimit të brendshëm në 62.6 % të prodhimit të brendshëm.
Çfarë ka ndodhur nga 2014 e deri më sot. Në qoftë se në 2005-2013, ne ja dolën të ngjitemi dhe te dalim në krye, të popujve të rajonit përfshirë bullgarët dhe rumunët, për rrogat e pensionet, për të cilat nuk them se ishin të mëdha, nuk them se ne dolëm, u ndamë përfundimisht nga varfëria, por prap se prap ne ishim në ngjitje të shpejtë dhe dolëm të paguar më mirë se të tjerët.
Dolëm sepse ajo qeveri kishte një vullnet, një vendosmëri që të mirat, të ardhurat të ua kthente ju, se ato të qytetarëve, nuk janë të qeverisë. Qeveria është thjeshtë administratori i tyre dhe ato mjaftuan për të dyfishuar rrogat, për të ndërtuar rrugë, e për shumë qëllime të tjera.
Më falni, 2007-2014 numri i popullsi në Kukës dhe në të gjithë Shqipërinë, rritej nga viti në vit.

Çfarë ndodhi nga 2014 e deri sot. Nga 2014 e gjer sot, ne përfunduam të fundit për rroga e pensione. Prandaj dhe rënkimet për vështirësi ekonomike sot, dëgjohen në çdo votër. Çdo pensionist, çdo familje, prandaj dhe shqiptarët ikin dhe vetëm ikin, sepse ai që merr një rrogë 500 mijë lek në muaj. Nga vjet deri sivjet, brenda 1 viti vetëm për rritje të çmimeve, merr 430 mijë lekë më pak, në 1 vit. Pra jo që nuk merr rrogën e 13 që e pat premtuar Rama në 2013, por në fakt humbet rrogën e 12. Në fakt është me 11 rroga.

Kjo për atë që merr 500 mijë. Po ai që merr pension, 170-200 mijë, ai humbet dy pensione. Pra kjo është vetëm në 1 vit, ky ndryshim është vetëm në 1 vit. Çfarë ndodh me shqiptarët, sot ata janë qytetarët më të vjedhur ndofta të planetit. Para ka, para ka shumë, ua them ju. Taksat i ka dyfishuar, po borxh. Borxh ka marrë 5 miliardë euro. Borxhin e ka rritur nga 62.6 në 107 %, po, po. Ku shkojnë paratë. Paratë shkojnë në xhepat e zyrtarëve dhe qeveritarëve.

Sepse 1 km rrugë ndërtohet 24 mln euro në fushë. Kudo 1 km rrugë ndërtohet me 2 milion euro, se 1 km rrugë e segmentit Ibë-Farkë në Tiranë, ka kushtuar dyfishin e 1 kilometër tunel në Kalimash. Sepse 1 km rrugë anësore, në autostradën Shkëmbi i Kavajës-Fier, kushton 7.2 mln euro, ndërkohë që autostrada ka kushtuar 2 mln euro kilometri.

Sepse një shkollë në Tiranë ndërtohet me 6 mln euro, ndërkohë që ajo po në Tiranë, por e ndërtuar nga PNUD-i, kushton 670 mijë euro, sepse ka manuale ndërtimi, ka çmime. Këta vjedhin në mënyrën më të papërmbajtur.

Vetëm afera e djegësve, këta rendin për tu bërë miliardierë. Vetëm djegësi i Tiranës, përllogaritjet e fundit, pas 30 vitesh u kushton qytetarëve të Tiranës, 1.2 miliardë euro. Të gjitha shkojnë në sipërmarrjen e Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Këta vjedhin. Pra është koha të ngrihemi kundër këtyre hajdutëve, të arsyetojmë me njëri-tjetrin, me çdo socialist, me çdo paparti, me çdo demokrat, të mos pranojmë këtë rrënim. Të mos pranojmë këtë shkretim të Shqipërisë për shkak të varfërisë.

Qarku juaj, qarku i Kukësit, është qarku me burimet më të pallogaritshme pasurie. Ka kaskadën, një pasuri përrallore e cila prodhon qindra e qindra milionë euro në vit, në buxhetin kombëtar. Ka bjeshkët tuaja, ka Alpet, ka rezerva ujore të pafundme, ka çdo gjë.
Po pse ikin që të gjithë nga kjo trevë? Sepse nuk ka investime, sepse koha është ndaluar, sepse njerëzit nuk paguhen, sepse jetën nuk e ndërtojnë. A duhet ta pranojmë më këtë situatë. Është emergjente. 14 maji shënon fillimin e fundit të tyre të shpejtë. Ti përzëmë.
Miqtë e mi!
Kukësi dhe gjithë këto treva, banojnë në zona të lara më gjak. Në zona që kanë përjetuar barbaritë më të mëdha në histori. Por në zona që kanë qëndruar me heroizmin më të pashoq, këto treva kanë qenë treva në të cilën është mbrujtur, dhe etnosi i kombit ka rilindur në këto treva.
Ka rilindur nga pushka, ka rilindë nga huta. Kjo është e vërteta, kjo është e vërteta. Jo për të rrahur gjoksin, jo, jo, por e vërteta kjo është. Ne nuk rilindëm nga librat, siç mashtrojnë rëndom, rilindja është një, do të thosha, një etapë, histori e jashtëzakonshme për ne, sepse ata shkruajtën rilindasit tanë, doktrinën e shqiptarësisë, doktrinën e vokacionit perëndimor, por para librave të tyre, ishin pushkët, ishte huta e banorëve të këtyre zonave që dëshmoi se ne jemi komb, se ne i dalim zot trojeve tona.
Pra, dëshmuan ndërgjegjen kombëtare pa të cilën ne nuk do të ekzistonim dot. Nga luftërat më të ndritura të historisë tonë është rezistenca e Lumës, Hasit, Tropojës, Dibrës në vitin 1912. Ajo rezistencë bëri të mundur shpalljen e pavarësisë. Hordhitë serbe kishin një qëllim, të marshonin drejt Shqipërisë për të mos lejuar pavarësimin e saj, shpalljen e saj.
Një vit më vonë ato u rikthyen dhe kryen këtu njërin prej gjenocideve më të rënda në të gjithë luftën Ballkanike, në të gjithë Luftën e Parë Botërore. Dhe kjo është e dokumentuar në çdo traktat për gjenocidin dhe krimet e luftës.
Pse ndalem këtu unë, sepse Edi Rama u soll si një serb, si një pushtues serb, serb nacionalist, sepse edhe ata kanë njerëz që nuk pranojnë kurrë ultranacionalizmin. Edi Rama urdhëroi të prishet përmendorja kushtuar gjenocidit serb në Lumë. Ky përbën një nga aktet më të turpshme, më antikombëtare të tij.
Vetëm në Porbreg, janë djegur, ekzekutuar e vrarë, 420 vetë, Topojan, me radhë. Profesori ka shkruar, e përgëzoj, dhe i din më mirë. Po pse ne, pse të puthet ai me Vuçiçin duhet të shkelmojmë historinë tonë ne. Ai nuk është shqiptar, nuk është shqiptar.
Vota në 14 maj, është vota kundër një armiku të vërtetë të kombit shqiptar. Është vota kundër një argati, një vegle të Aleksandër Vuçiçit, këtij doktrinari të gjenocidit serb në Kosovë dhe në Bosnje. Ndaj dhe socialistë, demokratë, të paparti, asnjë votë për Partinë e Edi Ramës.

Asnjë votë për njeriun që diskriminoi veriun, sa asnjë pushtues tjetër. Se ne harrojmë, edhe pushtuesit kur pushtojnë një vend, detyrohen të zbatojnë disa konventa, kurse Edi Rama ndaj veriut është sjellë absolutisht si një pushtues i vërtetë.

E përmendi Safeti ‘grykën e shishes’ në Fushë Krujë, por është rruga e dytë më e dendur pas Rrugës së Kombit, është rruga Shkodër-Milot, sepse merr Hanin e Hotit dhe Murriqanin. Nuk ka asnjë investim, asnjë investim. Përkundrazi në aktin e parë antishqiptar, sa erdhi në pushtet i preu ndihmën ekonomike 20 mijë familjeve në qarkun e Kukësit, vetëm e vetëm se nuk votuan për të dhe i përzuri.

Pra kjo është e vërteta. Vendosi taksën. Unë ju jam zotuar ju, javën e parë taksat hiqet, është turpi, turpi i kohës. Vetëm ajo rrugë, vetëm nga ajo rrugë, Shqipëria fiton 400 milionë euro në vit nga Kosova. Vetëm ajo rrugë, fluksi i madh i qytetarëve të Kosovës që vijnë, shpenzojnë në Shqipëri 400 milionë euro. Dhe ky ju ve ju, ju ve atyre, traun dhe taksën në një akt të turpshëm antikombëtar.

Edi Rama e ka shndërruar Tiranën në epiqendër të luftës së ftohtë ndaj udhëheqjes politike të Kosovës, e cila po mbron interesat kombëtare, e cila po trajton qytetarët e Kosovës me përgjegjësinë e qeveritarit.

Kosova sot ka rrogat 40% më të larta se Shqipëria. Fermeri në Kosovë është krejt tjetër se fermeri në Shqipëri. Merr për çdo hektarë grurë 400 euro, merr për çdo lopë 90 euro, merr për çdo litër qumësht 0.3 euro, merr për çdo kilogram prodhim, shpërblimin e tij. Merr subvencione për naftën, për imputet. Por sa e ka Kosova buxhetin e saj. Kosova e ka buxhetin e saj, 2 miliardë euro, ju them unë. Ka gjysmën e buxhetit që ka Shqipëria. Por qeveria e Kosovës nuk i vjedh, qeveria e Kosovës ua kthen qytetarëve, ua kthen fermerëve.

Dhe ne këtu përcaktojmë 5 miliardë lekë vitin e kaluar, tani zbresin në 3.2 miliardë lekë, shumicën e tyre i merr administrata e bujqësisë dhe fermrëve, u jepet ndonjë militanti ndonjë gjë, dhe nuk u jepet asgjë. Këtu 646 mijë kokë të imta të trasha, janë pakësuar nga 2018 e deri më sot.
Fëmijët tanë shkojnë e punojnë në tokat e të tjerëve, të cilët nuk kanë kurrë pjellorinë dhe potencialin që kanë trojet tona.
14 maji është fundi i këtij regjimi.

Vrulli i fitores do ta rrëzojë Edi Ramën, qeverinë e tij antishqiptar. Ndaj dhe u ftoj me 14 maj, të bashkuar më shumë se kurrë, të ngrihemi në lartësinë e misionit tonë, të votojmë Admir Sinamatin, të votojmë Arjan Hoxhën në Kamzë, të votojmë Ismail Ukën në Peshkopi, Miftar Dautin në Has, Besnik Dushën në Tropojë dhe të firmosim fitoren e shkëlqyer, të firmosim marshin e Partisë Demokratike drejt pushtetit përfundimtar.
Rroftë Partia Demokratike, Rroftë Kukësi, Rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!

(Kosova Sot Online)