Hajnat hyjnë me forcë në një shtëpi në Ferizaj: Vjedhin stoli ari, para e dy armë zjarri

  • E.K /
  • 07 April 2023 - 10:24
Hajnat hyjnë me forcë në një shtëpi në Ferizaj: Vjedhin stoli ari, para e dy armë zjarri

Disa persona të panjohur kanë hyrë me forcë brenda një shtëpie në fshatin Slivovë në Ferizaj, ku kanë vjedhur një sasi stoli ari, para të gatshme dhe dy armë zjarri, shkruan “Kosova Sot Online”.

Në raportin policor thuhet se për pushkën e gjuetisë dhe pistoletës personi ka poseduar leje valide.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së tij dhe nga aty kanë vjedhur një sasi stoli ari, para të gatshme dhe dy armë zjarri (një pushkë gjuetie dhe një pistoletë)”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)