Gërvalla: Pres që Greqia së shpejti të lëvizë drejt njohjes

  • E.K /
  • 07 April 2023 - 10:58
Gërvalla: Pres që Greqia së shpejti të lëvizë drejt njohjes

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, sot ka folur për raportet e Kosovës me pesë shtetet mosnjohëse, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gërvalla tha se pret nga Greqia që së shpejti të lëvizë nga qëndrimi i saj.

Ajo tha se nuk sheh ndonjë pengesë që Kosova dhe Greqia të jenë shtete partnere.

“Pres që Greqia së shpejti mund të lëvizë drejt njohjes, sepse nuk shoh dileme nëse Kosova dhe Greqia janë shtete partnere. Por, natyrisht që ne nuk mund t’i imponojmë vullnetin tonë as një shteti të pavarur dhe sovran. E jona është që të punojmë në atë drejtim dhe e tyrja është që të zgjedhin momentin”.

(Kosova Sot Online)