Ishte me automatik dhe municion luftarak me vete, e pëson keq 64-vjeçari

  • E.K /
  • 07 April 2023 - 12:11
Ishte me automatik dhe municion luftarak me vete, e pëson keq 64-vjeçari

Një 64-vjeçar është arrestuar në Krujë, pasi u kap me një kallashnikov dhe municion luftarak pa leje, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia bën me dije se shtetasi me inicialet B.I, u arrestua në flagrancë falë informacionve të mbledhur në rrugë operative.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës operacionale të mbështetur nga inteligjenca informative, me fokus evidentimin dhe goditjen e mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit, kanë konstatuar një tjetër rast të kësaj veprimtarie kriminale, për të cilin u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi: B. I., 64 vjeç, banues në Krujë.

Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatik PMSH dhe dhjetëra fishekë luftarak, që mbaheshin pa leje nga shtetasi i arrestuar B. I”, njofton policia.

(Kosova Sot Online)