Suharekë: Një femër i thotë policisë se një person tentoi ta dhunojë

  • E.K /
  • 07 April 2023 - 12:38
Suharekë: Një femër i thotë policisë se një person tentoi ta dhunojë

Një tentim dhunimi është raportuar të enjten në Suharekë ku Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar, shkruan “Kosova Sot Online”.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor.

“Tentim dhunimi, Suharekë 06.04.2023-11:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)