Ministri Aliu: Marrëveshja me Malin e Zi do të shkurtojë rrugët drejt Evropës

  • E.K /
  • 07 April 2023 - 14:35
Ministri Aliu: Marrëveshja me Malin e Zi do të shkurtojë rrugët drejt Evropës

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se sa i përket rrugëve ajrore, në të ardhmen do ta bëjnë edhe një marrëveshje me Malin e Zi, e cila do të shkurtojë rrugët drejt Evropës, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Një marrëveshje e tillë i shkurton rrugët ajrore prej Vjenës në Prishtinë për gati rreth një orë, natyrisht pas hapjes së rrugëve me Shqipërinë. Një kohë rrugët ajrore që kanë ardhë në Aeroportin e Prishtinës, ka shkruar përmes Maqedonisë, tash me hapjen e korridoreve me Shqipërinë është shkurtuar rruga dhe në të ardhmen pas arritjes së marrëveshjes me Malin e Zi, do të kemi mundësi të hapim dy korridore të reja me Malin e Zi të cilat do të na shkurtojnë rrugën për fluturimet nga Evropa më shumë se 30 minuta nga versioni i parë që ka qenë me Malin e Zi”, tha ai.

(Kosova Sot Online)