Ligjin për pagat avokati i Popullit e çon në Kushtetuese

  • A.P /
  • 07 April 2023 - 16:23
Ligjin për pagat avokati i Popullit e çon në Kushtetuese

Pas ankesave të shumta, përmes një komunikate për media, Institucioni i Avokatit të Popullit ka njoftuar se e ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese Ligji për paga, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Avokati i Popullit vlerëson se ky ligj nuk e bart frymën e Aktgjykimit KO219/19, në kuptimin e parimit të ndarjes së pushteteve, kontrollit e balancimit mes tyre, në kuptimin e ruajtjes së pavarësisë së institucioneve të pavarura kushtetuese, në kuptimin e sundimit të ligjit, në veçanti parimin e barazisë para ligjit, si dhe në kuptimin e mbrojtjes të së drejtës së pronës të subjekteve në sektorin publik”, ka njoftuar Avokati i Popullit.

Qeveria ka miratuar Ligjin e Pagave në Sektorin Publik më 1 shkurt derisa ka hyrë në fuqi nga data 5 shkurt.

Niveli i koeficienteve fillon nga 2 deri në 18, derisa koeficienti më i lartë i takon Presidentes së shtetit.

(Kosova Sot Online)