Ja si do të jetë moti për fundjavë në Kosovë

  • A.P /
  • 07 April 2023 - 20:24
Ja si do të jetë moti për fundjavë në Kosovë

Me diell dhe vranësira të çrregullta parashihet të jetë moti ditën e shtunë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Temperaturat minimale do të lëvizin rreth zeros, ndërsa maksimalet e ditës do të shënojnë rritje të lehta. Në viset e larta minimalet do të ulen rreth -3 gradë Celsius.

Ndërkaq të dielën parashihet mot me diell dhe vranësira, të cilat në pjesën e dytë të ditës parashihen të sjellin reshje shiu. Temperaturat minimale pritet të shënojnë rritje të lehta, ndërsa maksimalet të jenë rreth 10 gradë Celsius.

(Kosova Sot Online)