Vetëvaret në ballkonin e shtëpisë një qytetar

  • A.P /
  • 07 April 2023 - 20:00
Vetëvaret në ballkonin e shtëpisë një qytetar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tropojë ditën e sotme. Dyshohet se një shtetas 51-vjeçar me probleme të shëndetit mendor është vetvarur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Njoftimi i policisë:

Tropojë/Informacion paraprak

Më datë 07.04.2023,  është gjetur i vetëvarur në ballkonin e banesës, nga familjarët e tij,  shtetasi Sh. Gj., 51 vjeç, banues në fshatin Llugaj, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Nga hetimet paraprake hetimore  dyshohet se shetasi Sh. Gj., është vetëvarur për shkak të depresionit.

Grupi hetimor vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.


(Kosova Sot Online)