FSK organizuan aktivitetin e demonstrimit të aftësive

  • A.P /
  • 07 April 2023 - 21:01
FSK organizuan aktivitetin e demonstrimit të aftësive

Aktivitetin e demonstrimit të aftësive për manovrim me kapacitete të Operacioneve Speciale dhe Kërkim Shpëtimit malor në kushte dimërore, e organizuan Forca e Sigurisë së Kosovës, në praninë e Komandantit të FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jasharit, dhe oficerëve tjerë të Forcës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Garda Kombëtare që është njësia kryesore e FSK-së, me kapacitete të reagimit në emergjenca civile duke përfshirë kapacitet e njësisë së Kërkim Shpëtimit (KSH), në bashkëpunim me njësinë e Operacioneve Speciale, me qëllim të demonstrimit të aftësive për planifikim dhe ekzekutim të operacioneve të KSH malor demonstruan:

“Evakuimin e të lënduarve me teleferik; Operacionet me motor-ski; Operacionet e Kërkim-Shpëtimit me K9 (qenë); Kërkim-Shpëtimi në Ortek; Trajtimin e të lënduarve, Qitjet me precizitet të lartë dhe aktivitete tjera. Ky aktivitet gjithashtu shërben në funksion të testimit dhe ngritjes profesionale të Forcës në ofrimin e Mbështetjes Ushtarake për Autoritete Civile (MUAC) sipas mandatit dhe misionit të Forcës. Komandanti i FSK, përgëzoi udhëheqësinë e njësive për profesionalizimin e treguar në planifikimin, përgatitjen dhe ekzekutimin e këtij demonstrimi, duke kujtuar që ky kapacitet është shumë i vlefshëm dhe i nevojshëm në mbështetje të autoriteteve civile, dhe si i tillë kërkon aktivitete të tilla për ruajtjen dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të aftësive”, thuhet në njoftim të FSK-së.


(Kosova Sot Online)