Vrasje e dyfishtë në këtë qytet: 43-vjeçari vret me armë kunatën e më pas, veten

  • S.A /
  • 08 April 2023 - 08:47
Vrasje e dyfishtë në  këtë  qytet: 43-vjeçari vret me armë kunatën e më pas, veten

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në Tiranë, si pasojë e së cilës kanë mbetur të vdekur, Roland Sinani dhe kunata e tij, transmeton "Kosova Sot Online".

Policia njoftoi se rreth orës 4:00 të mëngjesit, në Shkozë, në banesë, 43-vjeçari Roland Sinani,  në rrethana ende të paqarta dyshohet se ka vrarë me armë zjarri kunatën (nusen e vëllait) shtetasen M. S., rreth 37 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes", thuhet më tej në njoftim.

Sipas burimeve, vëllai i Sinanit, bashkëshorti  gruas së vrarës, nuk ndodhej në shtëpi, sepse punonte taksist.

(Kosova Sot Online )