Arrestohet një person në Istog, rrahu gruan dhe vajzën

  • E.K /
  • 08 April 2023 - 11:06
Arrestohet një person në Istog, rrahu gruan dhe vajzën

Një person është arrestuar në Istog, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas dhe vajzës së tij, shkruan “Kosova Sot Online”.

Viktimave u është ofruar tretman mjekësor, kurse thuhet se i dyshuari ka qenë nën ndikimin e alkoolit

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)