I shtruar në spital, ja se si paraqitet gjendja e Berluscionit

  • E.K /
  • 08 April 2023 - 14:25
I shtruar në spital, ja se si paraqitet gjendja e Berluscionit

Silvio Berlusconi vazhdon të jetë i shtruar në një spital të Milanos, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ndërkohë, sipas deklaratës së ministrit të Jashtëm italian dhe koordinatorit të parties, “Forza Italia”, Antonio Tajani, “ka kaluar një natë të qetë, vazhdon të marrë trajtim me antibiotikë dhe ai vetë tha se ndihet mirë”.

Në krah të politikanit italian, i cili po lufton kundër leucemisë, por edhe një infeksioni në mushkëri, vazhdon të jetë partnerja e tij Marta Fascina.

(Kosova Sot Online)