Serbia shkel Marrëveshjen e Ohrit, reagon Presidenca e Kosovës: Veprim i dëshpëruar

  • E.K /
  • 08 April 2023 - 14:37
Serbia shkel Marrëveshjen e Ohrit, reagon Presidenca e Kosovës: Veprim i dëshpëruar

Shefi i stafit të Presidencës, Blerim Vela, ka reaguar pas lajmeve se ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq, ka lobuar kundër njohjes së Kosovës në disa vende aziatike, përcjell “Kosova Sot Online”.

Vela ka shkruar se Daçiq këto vizita po i bën në vendet që janë të ndikuara nga Rusia.

Po ashtu, ai ky është një veprim i dëshpëruar.

Vela ka shtuar se Serbia do të shkelë nenin 4 nëse voton kundër anëtarësimit të Kosovës në organet ndërkombëtare.

“Daçiq po viziton vendet që janë nën sferën e ndikimit rus. Një veprim i dëshpëruar për të minuar zbatimin e nenit 4 të marrëveshjes me Kosovën. Serbia do të shkelë nenin 4 nëse voton kundër anëtarësimit të Kosovës në organet ndërkombëtare. Së shpejti do të vihet në provë!”, ka shkruar Vela në Twitter.

(Kosova Sot Online)