PS “sakrifikon” lekët e fushatës, i dhuron për fidanë! Zbardhet letra e Ramës për kryebashkiakët

  • E.K /
  • 08 April 2023 - 16:11
PS “sakrifikon” lekët e fushatës, i dhuron për fidanë! Zbardhet letra e Ramës për kryebashkiakët

Kryeministri Edi Rama njoftoi se paratë e dy javëve të para të fushatës zgjedhore të Partisë Socialiste do të përdoren për të blerë dhe mbjellë fidanë në bashkitë e Shqipërisë.

“Duke qenë se fushata fillon në 14 prill dhe mbaron në 14 maj, por deri në fund të prillit është koha e fundit për të mbjellë fidanë, paratë e fushatës për regji e podiume, mitingje, mikrofona e ndotje akustike do t’i vë në dispozicion të blerjes dhe mbjelljes së fidanëve, pastaj dy javët e fundit do të bëjmë atë që kemi bërë gjithmonë.

Mendoj që kjo do të jetë fushatë me 0 karbon për gjysmën e saj. Duke qenë se fushata nis me 14 prill dhe mbaron me 14 maj por duke qenë se deri në fund të prillit është koha e fundit për të mbjellë fidanë, paratë e fushatës për regjira, podiume, mitingje, mikrofona e ndotje akustike do t’i vëmë në dispozicion të fidanëve. Mbase do ta marrin edhe vendet e Europës këtë model”, tha Rama disa ditë më parë.

Si duket Rama ka vendosur që ta jisë sa më parë këtë “fushatë” për mbjelljen e pemëve.

Në pozicionin e kryetarit të Partisë Socialiste ai u ka dërguar një letër të gjithë kryetarëve aktualë të bashkive të cilëve kërkon që të bashkëpunojnë për të përcaktuar vendin se ku do të mbillen pemët.

Partia Socialiste dëshiron të zhvillojë përveç aktiviteteve të tjera edhe mbjellje pemësh në territorin e bashkisë tuaj. Për sa më lart, duke shpresuar se ju do ta pranoni donacionin e Partisë Socialiste, ju lutem të na vini në dispozicion një kontakt pune, që të informohemi për pikat e mundshme të mbjelljeve, si edhe të sigurohemi për përgatitjen e nevojshme të truallit për t’u mbjellë”, thuhet në letrën e firmosur nga kryesocialisti Rama.

Megjithatë duhet thënë se PS nuk duket sikur po i “sakrifikon” vertetë fondet e 14 majit, pasi përmes mbjelljes së pemëve po zhvillon një fushatë, disi më ndryshe. 

(Kosova Sot Online)