Mitrovicë: Gjendet pa shenja jete në banesën e tij një 81 vjeçar

  • E.K /
  • 08 April 2023 - 16:31
 Mitrovicë: Gjendet pa shenja jete në banesën e tij një 81 vjeçar

Një person 81 vjeçar është gjetur pa shenja sot sot në Mitrovicë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurse, me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.

Rasti lidhur me këtë vdekje është duke u hetuar.

“Sot rreth 13:20 policia në Mitrovicë, ka pranuar informatën se në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në banesën e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull 81 vjeçar. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet si dhe zbardhjen e rrethanave të rastit”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

(Kosova Sot Online)