Vodhi 450 euro nga një veturë, arrestohet 35-vjeçari

  • E.K /
  • 08 April 2023 - 17:10
Vodhi 450 euro nga një veturë, arrestohet 35-vjeçari

Një 35- vjeçar është arrestuar në Kolonjë, pasi ka vjedhur 450 euro nga vetura, shkruan “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Këto para u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

DVP Korçë/Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë ndaluan shtetasin në kërkim R. S., 35 vjeç, banues në Ersekë, pasi i ka vjedhur shtetasit Dh. B., në automjetin e tij, 450 euro, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, nga veprimet hetimore dyshohet se më datë 23.03.2023, shtetasi R. S. i ka marrë një shumë lekësh, një shtetasi, duke e mashtruar.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasit J. T., 45 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec dhe S. D., 19 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, gjatë kontrollit fizik 45-vjeçarit iu gjetën disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, ndërsa 19-vjeçarit iu gjet një përforcuese grushti, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sh., 22 vjeç, banues në fshatin Vashtëmi, Maliq, pasi nga veprimet hetimore rezulton se ky shtetas ka vjedhur në dy lokale në qytetin e Korçës, dy celularë, një shumë lekësh dhe një palë çelësa automjeti. Gjithashtu, dyshohet se 22-vjeçari ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj gjyshes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.

(Kosova Sot Online)