12-vjeçari shqiptar në gjendje të rëndë pasi e zuri porta e hekurit

  • A.P /
  • 09 April 2023 - 10:13
12-vjeçari shqiptar në gjendje të rëndë pasi e zuri porta e hekurit

Pasi e zuri poshtë porta prej hekuri e shtëpisë, një 12-vjeçar shqiptar ka mbetur i lënduar rëndë në Itali, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas mediave italiane, fëmija ishte duke luajtur në oborr kur ndodhi ngjarja.

Pranë tij ka qenë i ati, i cili po merrej me disa punë. Për arsye që ende janë duke u hetuar, porta, rreth 7 metra e gjatë, ka rënë mbi djalin. Ky i fundit e ka pasur të pamundur për ta lëvizur gjithë atë peshë.

I pari që ka vënë re ngjarjen ka qenë i ati. Ai ka tentuar të ngrejë portën, egjitha me aliazh metalik, por edhe për të ka qenë e pamundur.

Është dashur ndërhyrja edhe e disa fqinjëve për ta nxjerrë djalin dhe për ta dërguar në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë.

(Kosova Sot Online)