Ambasada e SHBA-së: Krenar që mbështesim popullin dhe institucionet e Kosovës

  • A.P /
  • 09 April 2023 - 12:14
Ambasada e SHBA-së: Krenar që mbështesim popullin dhe institucionet e Kosovës

Në 15-vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Republikës Kosovës, Ambasada e ShBA-së në Prishtinë ka bërë një postim të dielën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ambasada amerikane ka uruar qytetarët e Kosovës në Ditën e Kushtetutës.

Për më tepër, ambasada e ShBA-së u shpreh krenare për mbështetjen ndaj popullit dhe institucioneve të Kosovës.

“Ne, populli i Kosovës, jemi të vendosur për të ndërtuar një të ardhme të Kosovës si një vend i lirë, demokratik dhe paqedashës që do të jetë atdhe për të gjithë qytetarët e saj… Gëzuar Ditën e Kushtetutës, Kosovë! Krenar që mbështesim popullin dhe institucionet e Kosovës”, thuhet në postim.

(Kosova Sot Online)