Krasniqi: 'Besnik Bislimi është fjetur kur është zgjuar'

  • A.P /
  • 09 April 2023 - 16:12
Krasniqi: 'Besnik Bislimi është fjetur kur është zgjuar'

Ndaj zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, ka reaguar profesori i Universitetit të Prishtinës, Milazim Krasniqi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Asociacioni nuk do të formohet më ndonjëherë, pasi të formohet një herë. Besniku është zgjuet edhe kur flen, por është fjetur kur është zgjuet”, shkroi Krasniqi.

“Kur shkon qerrja para kalit, kali nuk është në qendër të qerres.As kur është vonë, nuk është mjaftueshëm vonë.Kur lëvizim përpara, nuk ecim nga prapa. (Anonimi i Ohrit)”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)