Një person i moshuar qëndroi i ulur në kolltukë në mes të rrugës

  • E.K /
  • 10 April 2023 - 08:32
Një person i moshuar qëndroi i ulur në kolltukë në mes të rrugës

Një ngjarje interesante ka ndodhur në Bosnje Hercegovinë, ku një burrë i moshuar ka qëndruar i ulur në një kolltuk në trotuar, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas pamjeve, burri i moshuar në video kishte vendosur të kënaqet në një ditë me diell, kështu që para ndërtesës në trotuar qëndroi i ulur në kolltuk.

Kjo video është bërë mjaft virale në internet.

“Një ditë e zakonshme në Mostar. Lum ata, ata kanë ulëse të mira, e jo sikurse ne nga druri. Mbreti i asfaltit. Po e pret taksinë. E ka dëbuar gruaja”, ishin disa nga komentet e shumta.

(Kosova Sot Online)