Rrahen me grushte shoferët, shkak gërvishtja e makinës

  • E.K /
  • 10 April 2023 - 08:54
Rrahen me grushte shoferët, shkak gërvishtja e makinës

Një gërvishtje e veturës ka qenë shkak i një konflikti fizik mes dy shoferëve në Tiranë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas policisë, pas përplasjes së dy makinave, shoferët dhe një tjetër person janë konfliktuar me grushte.

Të tre personat kanë marrur lëndime si pasojë e këtij konflikti.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në lidhje me një video të postuar në portale, në të cilën duken disa persona që konfliktohen me njëri-tjetrin, afër Zogut të Zi, ju sqarojmë se:

Ditën e sotme, rreth orës 18:45, afër rrethrrotullimit të Zogut të Zi, shtetasi A. H., 49 vjeç, banues në Dibër, dhe M. H., 23 vjeç, banues në Tiranë, kanë gërvishur automjetin që drejtonte shtetasi E. Sh., 28 vjeç, banues në Tiranë. Pasi janë gërvishur dy mjetet, kanë dalë të dy palët duke u konfliktuar dhe kanë goditur njëri-tjetrin me grushte. Si pasojë e goditjeve kanë marrë dëmtime të lehta.

Të dy palët e përfshira në konflikt janë shoqëruar në komisariat dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)