Fyu dhe kanosi policët, arrestohet një person në Pejë

  • E.K /
  • 10 April 2023 - 09:18
Fyu dhe kanosi policët, arrestohet një person në Pejë

Një person është arrestuar në Pejë, pasi dyshohet se i ka fyer dhe kanosur zyrtarët policorë, shkruan “Kosova Sot Online”.

Ndërkohë, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.

“KANOSJE, Pejë 08.04.2023 – 22:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka fyer dhe kanosur zyrtarët policor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.”

(Kosova Sot Online)