Deputetit të VV-së i vdes familjarja: Edhe një tjetër grua e mori plumbi

  • E.K /
  • 10 April 2023 - 09:56
Deputetit të VV-së i vdes familjarja: Edhe një tjetër grua e mori plumbi

Deputeti i VV-së, Halil Thaçi, ka njoftuar se vajza e hallës së tij ka ndërruar jetë, raporton “Kosova Sot Online”.

Thaçi ka shkruar “edhe një tjetër grua e mori plumbi”, duke mos japur detaje tjera.

Thaçi ka bërë të ditur se e ndjera ishte nënë e katër fëmijëve.

“Edhe një tjetër grua e mori plumbi. Kësaj here është vajza e halles time. E bija e një nëne që rriti nëntë fëmijë me skamjen që veq ajo e di. Nënë e katër fëmijëve, tri ëngjëllushe e një engjëll që më nuk kanë degë ku do mbështeten. Qëndro në parajsë e dashura mbesë!”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)