Familja e denoncoi si të zhdukur, policia gjen pas 3 vitesh të miturin 16-vjeçar në Gostivar

  • E.K /
  • 10 April 2023 - 10:49
Familja e denoncoi si të zhdukur, policia gjen pas 3 vitesh të miturin 16-vjeçar në Gostivar

Një 16 vjeçar nga Shkupi është raportuar nga familja e tij prej tre vitesh si i zhdukur, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas mediave vendase, ai është pikasur nga policia në Gostivar.

Ai ishte duke vozitur në veturë, ku kjo makinë rezultonte në pronësi të një personi tjetër, ndërsa i riu e kishte në përdorim.

Rasti lidhur me këtë ngjarje është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)