Pritje dhe kolona të gjata te Dheu i Bardhë

  • E.K /
  • 10 April 2023 - 12:14
Pritje dhe kolona të gjata te Dheu i Bardhë

Qendra për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se në pikën e kalimit kufitar te Dheu i Bardhë udhëtarët po presin deri në një orë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Pritjet janë në dalje të pikës, ndërsa janë krijuar kolona deri në 150 metra.

Pritje ka edhe në Merdar rreth 20 minuta, e kolona janë krijuar deri në 100 metra.

(Kosova Sot Online)