Bie ashensori në një ndërtesë në Prishtinë, tre persona bëhen për spital

  • E.K /
  • 10 April 2023 - 12:35
Bie ashensori në një ndërtesë në Prishtinë, tre persona bëhen për spital

Një ashensor ka rënë në një ndërtesë, dje mbrëmë në Emshir të Prishtinës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Tre persona janë lënduar, ku kanë marrur trajtim mjekësor nga 9-të sa ishin në ashensor.

Florie Ahmeti, zëdhënëse në policinë e Rajonit të Prishtinës, tha se policia në koordinim me policinë janë duke u marrë me rastin.

“Dje rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën për një incident (rënie e ashensorit) në lagjen Emshir në Prishtinë, saktësisht në një ndërtesë në rrugën “Hysni Gashi” ku janë lënduar 3 nga 9-të personat të cilët ishin në një ashensor. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që policia në koordinim me prokurorinë dhe institucionet kompetente po merren me rastin”, tha Ahmeti

(Kosova Sot Online)