Gjakovë: Gjendet i vdekur një burrë në një veturë

  • E.K /
  • 10 April 2023 - 12:55
Gjakovë: Gjendet i vdekur një burrë në një veturë

Një person është gjetur i vdekur sot në një veturë në Gjakovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Zëdhënësi i policisë Rajonale të Gjakovës, Sheremet Elezaj, tha se rasti është hapur si “hetim i vdekjes”.

Kurse,  viktima është mashkull i moshës madhore.

Elezaj ka thënë se trupi i viktimës do të dërgohet në IML për obduksion.

“Rreth orës 11:40 në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë është raportuar se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jetë në një veturë. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Ekipet e nevojshme policore po ashtu kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit është iniciuar rast “Hetim i vdekjes”. Trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet në IML për obduksion”, tha Elezaj.

(Kosova Sot Online)