Hill: Marrëveshja e Ohrit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk ka qenë lehtë e arritshme

  • A.P /
  • 10 April 2023 - 15:41
Hill: Marrëveshja e Ohrit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk ka qenë lehtë e arritshme

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ka theksuar se marrëveshja e Ohrit dhe marrëveshjet paraprake ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk kanë qenë lehtë të arritshme, 

Ndërsa shtoi se “tani pritet zbatimi konkret” i Marrëveshjes për Normalizim të Marrëdhënieve.

Në një deklarim për gazetarë, Christopher Hill shprehet se “momenti vendimtar është arritur” duke iu referuar Shtojcës së Zbatim, për të cilën tha se e kupton se është e vështirë.

“Në lidhje me Marrëveshjen e Ohrit dhe marrëveshjet e tjera, nuk kam thënë për asnjë moment se është diçka e lehtë, por mendoj se jemi te momenti kyç në kuptimin që presim që diçka të ndodh në kuptimin e zbatimit. Është moment i vështirë, por mendoj se është një moment përplot me shpresë. Presim zbatimin e saj në të ardhmen”, ka thënë Hill.

Mes tjerash ai u tha gazetarëve se Kosova duhet të shihet si çështje rajonale në kontekstin e Ballkanit të Hapur. Siç thotë ai, në këtë inciativë, vendet e Ballkanit Perëndimor po bashkëpunojnë.

“Mendoj se kjo është pjesë e procesit që do të çojë Serbinë drejt një bashkëpunimi më të madh, dhe përfundimisht, drejt anëtarësimit të saj në BE. ShBA mbështet fuqishëm procesin e bashkëpunimit brenda kornizës së Ballkanit të Hapur dhe anëtarësimit në BE”, ka thënë Christopher Hill.

(Kosova Sot Online)