Flet vëllai i Donjeta Pajazitaj: Kamerat tregojnë se Naser Pajazitaj e mori me gjip

  • A.P /
  • 10 April 2023 - 17:45
Flet vëllai i Donjeta Pajazitaj: Kamerat tregojnë se Naser Pajazitaj e mori me gjip

I indinjuar pasi Gjykata Supreme të enjten e liroi të akuzuarin Naser Pajazitaj, është shumë Shkëqim Pajazitaj, vëllai i Donjeta Pajazitajt e cila u vra në bjeshkët e Deçanit në nëntor të vitit 2015, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Shkëlqimi tha  se pasi Donjeta nuk po gjendej, i akuzuari kishte qenë disa herë te familja e tyre.

“Bashkë me familjarët ka ardhur disa herë te familja jonë për të pyetur”, tregon Shkëlqimi.

Ai tha se në bazë të disa pamjeve të kamerave, Naser Pajazitaj kishte marrë Donjetën me veturë.

“Gjipi i Naserit ndalet, hapet dera dhe hyn dikush me flokë të bardha. Ai ka thënë jam ndalë dhe e kam përshëndetur një dëshmitar i cili ka thënë se as nuk e kam takuar”, thotë Shkëlqimi.


(Kosova Sot Online)